Kompania

"Motorrët elektrik me fuqi të mëdha kërkojnë shumë energji në momentin e startit për të filluar lëvizjen. Fillimisht këta motorrë lidhen me Yll () dhe sapo arrijnë regjimin e tyre normal, lidhja trasformohet në Trekëndësh (), çdo element metalik duhet Togëzuar (), që të jetë pothuajse zero me vlerën e tokës për të pasur sigurinë jetike."

Të trasformosh një konfigurim nga "yll" në "trekëndësh" do të thotë që të gjesh vlera të njëjta rezistencave. Unifikimi i vlerave të resistencave, në të tre pikat e lidhjes së tyre, frymëzoi krijimin e EuroElektra që identifikohet nga tre faktorë të barazvlefshëm: 

PRODUKT – CILËSI – ÇMIM

  • Produkt i përgjedhur nga tregu ndërkombëtar 
  • Cilësi e garantuar nga kompani të njohura ndërkombëtarë dhe shërbim profesional
  • Çmim konkurues që justifikohet nga cilësia

Historia

Ne nisëm aktivitetin në vitin 2008 me impiantët e parë elektrike për klientë të cilët kërkonin cilësi dhe standarte europiane, produkteve të cilësisë së lartë dhe të markave më të mira në tregun ndërkombëtarë. Kërkesa për produktet dhe shërbimin cilësor e nxiti themeluesin e kompanisë EuroElektra të sjellë në tregun shqiptar brandet më të mira të sektorit elektrik dhe të ofrojë cilësi të lartë me çmim konkurues. Një politikë e tillë, ndjekur që në zanafillën e saj, i siguroi EuroElektrës suksesin e garantuar dhe rritjen me hapa të sigurtë. 

Në vitin 2010 EuroElektra regjistrohet si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, një ndërmarrje e re por shumë dinamike dhe me një projek të qartë bazuar në modelin e sukseshëm të "RemaTarlazzi" pjese e "Gruppo Comet", e cila e ka ndjekur dhe shoqëruar gjatë gjithë kohës së rritjes. Falë këtij bashkëpunimi të ngushtë dhe besimplotë, EuroElektra është tashmë një ndër kompanitë që përfaqëson markat më të rëndësishme europiane në Shqipëri si: SIEMENS, VIMAR, SCHNEIDER ELECTRIC, APC, FRONIUS, SOLARWORLD, MONDINI CAVI, OBO BETTERMAN, FAAC, GENIUS, ELVOX, MOBOTIX, AVIGILON, FINDER etj…

Vizioni Yne 

Ne frymzojm njërëzit dhe kompanitë që të punojnë me shumë eficiencë dhe efikasitet, për të krijuar dhe bërë zgjidhjet e zgjuara në ambientin ku ata punojnë duke i ofruar më të mirën investitorve. Aktiviteti ynë ka një ndikim positiv çdo ditë e më shumë në shumë njërëz dhe kompani. Është qëllimi ynë i përbashkët për të dhënë kontributin tonë në shoqëri që të ndihmojm njërëzit me produktin më të mirë dhe cilësi të garantuar duke iu përmbajtur çmimit të tregut për t'jua lehtësuar punën edhe jetën e tyre. Kjo është ajo që në bëjmë, kjo është ajo që në dimë të bëjmë, kjo është ajo që na bashkon, të kujdesemi për njërëzit.

Strategjia Jonë

Synimi ynë kryesor është të krijoj një kompani model në shpërnadrjen e materialeve elektrike, duke u bërë një shembull i thjeshtë për t'u implementuar në dimensione më të vogla ose më të mëdha në të gjithë territorin vendas dhe rajonal, duke bashkuar së bashku shërbimet e zgjidhjeve, projektimit dhe asistencës në implementime për çdo instalator dhe kompani zbatimi, duke garantuar investitorët për zgjedhjen e tyre, në strukturën tonë qëndrore e cila ndodhet në Prush –Tiranë, duke shtuar mundësinë e rritjes në gamën e produkteve dhe shërbimeve nga punonjës të rinjë në administratë dhe në magazinë. Kompania në pak kohë ka krijuar një profil të lartë profesional në treg duke realizuar zgjidhje të rëndësishme nëpërmjet sistemeve inteligjente, impiante të ndriçimit me produktet cilësore. EuroElektra falë eksperiencës së fituar ofron zgjidhje, projektim, furnizim dhe asistencë për implementimin e punimeve shumë e gatshme të ndihmojë kompani zbatuese në treg me produktet më të mira të kompanive europiane.

Stafi i EuroElektra

Të gjitha shërbimet realizohen nga një staf i kualifikuar i cili bashkëpunon me inxhinieret e grupeve partnere si dhe studion risitë teknologjike të hedhura në treg, jo thjesht ato që kërkohen, por edhe produktet e inovacionit dhe teknologjisë më të fundit. Stafi profesional, gjithmonë në rritje, mundëson dhënien e zgjidhjeve sa më optimale dhe eficiente falë formimit të vazhdueshëm nga profesionistët me të cilët bashkëpunon.

EuroElektra garanton sigurinë dhe seriozitetin duke vlërësuar raportin shërbim–cilësi– çmim. Produktet dhe sherbimet e EuroElektrës janë të çertifikuara sipas standardeve dhe normativave Italo-Europiane IEC 60364 dhe CEI.

Faleminderit që konsumuat kohën tuaj për të lexuar profilin e kompanisë tonë.
Nëse keni ndonjë pyetje ose komente, ju lutem mos ngurroni të na kontaktoni.