Kur shija e “Rapsodisë” prek inovacionet e teknologjisë solare…

Posted By: System Administrator In: Root On: Wednesday, January 30, 2019 Comment: 0 Hit: 705

Kur shija e “Rapsodisë” prek inovacionet e teknologjisë solare…

Të zgjedhësh të minimizosh kostot për biznesin tend duke përdorur burime alternative energjitike si energjia diellore është një zgjidhje e bindshme për të lehtësuar barren e shpenzimeve. Të njëjtin mendim ndan edhe Alfred Marku, pronari dhe shefi i kuzhinës së restorantit “Rapsodia” në Lezhë. Në afërsi të restorantit, Alfredi ka ndërtuar edhe një baxho për përpunimin e qumështit për ti shkuar dhe më tej idesë së tij  të “ushqimit bio me kilometer zero”. Në kushte normale kjo do të shtonte kostot e faturave të energjisë por jo në rastin e “Rapsodisë”. Në bashkëpunim me EuroElektrën, kompaninë e specializuar në projektimin dhe zbatimin e impianteve fotovoltaik, është realizuar baxhoja e parë në Shqipëri e cila përdor energjitë e rinovueshme për prodhimin e produkteve të saj. Sipërfaqja prej 300 m2 e baxhos së qumështit   është mbuluar me  “petkun” e teknologjisë së gjelbër e cila gjeneron  rreth 50 kWp fuqi dhe përllogarit një kthim nga investimi i cili nuk i kalon  7 vite. 

Ka gjithmonë mënyra për të bashkëvepruar me natyrën dhe një ndër to është ndërthurja e asaj cfarë realisht kemi “dhuratë” prej saj sic janë: ditët me diell dhe toka e begatë  me atë cfarë mund të bëjmë ne: prodhim energjie të pastër dhe produkte bio. Jam i lumtur që së bashku me EuroElektrën arritëm ta kthejmë catinë e baxhos së “Rapsodisë” në hapësirën e pare rekreative në Shqipëri që gjeneron energji diellore për të prodhuar produkte që do shtojnë shijen e pjatave në restorantin tonë" - shprehet Z. Marku.  

Comments

Leave your comment