Teknologjia që siguron eficencën më të lartë të paneleve fotovoltaik vjen në tregun shqiptar!

Posted By: System Administrator In: Root On: Wednesday, January 30, 2019 Comment: 0 Hit: 441

Të njohur si një prej vendeve me cilësitë më të mira për aplikimin e sektorit fotovoltaik në Europë, Shqipëria pritet të hyjë në fazat e realizimit konkret të projekteve madhore si ndërtimi i parqeve solare me kapacitete deri në 2MWp.  

Praktikat ndërkombëtare në fushën e ndërtimit të parqeve solar kanë dëshmuar se përdorimi i produkteve cilësore ka shtuar rendimentin e prodhimit për panel në terma kohore më afatgjatë si edhe ka mundësuar shfrytëzimin e më pak hapësire fizike  për instalimin e paneleve fotovoltaike. Përmirësimi i parametrave teknik të paneleve diellore ka ardhur në propocion të zhdrejtë me cmimet e tyre të cilat kanë pësuar rënie të ndjeshme gjatë 8 vjecarit të fundit. 

Teknologji të tilla që rrisin ndjeshëm eficencën e prodhimit energjitik diellor janë prezantuar për herë të pare në Shqipëri me anë të një bashkëpunimi midis EuroElektrës dhe  SunPower-it, gjigandit amerikan të prodhimit të paneleve fotovoltaik. Panelet diellore SunPower, krahasuar me sistemet në dispozicion kanë aktualisht rendiment më të lartë dhe garancinë më jetëgjatë (25 vite).

Lidhja e marrëveshjes së bashkëpunimit me kompaninë SunPower përbën  realisht një lajm për sektorin fotovoltaik në rajon edhe pse shkalla e informimit të publikut me këtë fakt ka qënë e pakët. Gjatë 10 vjecarit të fundit më shumti, elementi i cili ka bërë diferencën midis prodhuesve global të teknologjive fotovoltaike ka qënë shkalla e maksimizimit të eficences prodhuese në raport me kostot. Kompania SunPower ka arritur të ketë një  nivel  eficence prej 19% duke bërë që  secili panel të arrijë një fuqi prej 390Wp. Kjo rritje e eficencës në prodhim për një panel bën të mundur që për një park fotovoltaik 2MWp të mund të instalohen rreth 2000 panele më pak se sa duheshin më pare me standardin 15-16%. Kontenierët e parë të paneleve SunPower kanë mbërritur në magazinat e EuroElektrës për tu implementuar në një prej projektet që do të nisë realiziminsë shpejti. Ne jemi besimplotë se publiku shqiptar do ti thotë “Po” një investimi që redukton kostot e faturave të energjisë, mbulon nevojat për konsum dhe mbi të gjitha ka impakt 0 në mjedis.” shton Z. Elton Cekrezi, CEO i EuroElektra.

 

Comments

Leave your comment