Events

Energy Expo & Forum 2018- 2nd Edition

5-6 Tetor 2018

Per te dytin vit rradhazi, EuroElektra merr pjese ne panairin e energjise “Energy & Expo Forum 2018” si nje nder mbeshtetesit kryesor te ketij eventi I cili bashkon te gjithe aktoret e tregut energjitik ne nje mjedis interaktiv. Pjesemarres ne kete edicion do te jene perfaqesues te disa prej kompanive me prestigjoze ne tregun boteror te energjise solare si: SunPower, SolarEdge, Alusistemi, Zucchetti Centro Sistemi etj te cilet do te ndajne me publikun shqiptar zhvillimet e teknologjive me te fundit fotovoltaike.

Touch the Renewables revolution with EuroElektra”- Albanian Skills Week 2018 

10 Maj 2018

Ne kuader te “ Albanian Skills Week 2018”, u zhvilluan nje sere aktivitetesh trajnuese per nxenesit e arsimit profesional teknik-elektrik dhe studenteve te inxhinierise elektrike mbi zhvillimet me te fundit te sektorit fotovoltaik si edhe menyrave te instalimit te nje sistemi fotovoltaik. Gjate aktivitetit u zhvilluan demonstrime konkrete te lidhjeve elektrike midis pjeseve perberese te nje sistemi fotovoltaik nga stafi teknik i EuroElektres.

Vizite e perfaqesuesve te Kuvendit te Shqiperise ne EuroElektra

Maj 2018

Perfaqesues te GIZ Albania dhe parlamentit shqiptar shfaqen interes per tu informuar me teper rreth aktualitetit ne tregun fotovoltaik dhe ecurise se kompanise ne kete drejtim.

Vizite e Agjensise Nderkombetare te Energjive te Rinovueshme (IRENA)

7 Dhjetor 2017

Ne kuader te monitorimit te kushteve aktuale te tregut energjitik per Europen JugPerendimore , Agjensia Nderkombetare e Energjive te Rinovueshme ka vizituar ambjentet e EuroElektres per tu njohur me nga afer me veprimtarine ne sektorin fotovoltaik, si e vetmja kompani ne tregun shqiptar e cila ka realizuar disa impiante fotovoltaike me fuqi te ndryshme per biznese dhe familjar.

Energy Expo & Forum 2017 - 1st Edition

14-16 Nentor 2017

Ne datat 14 dhe 16 Nentor, celi siparin edicioni i pare i “Expo-Forumit” te pare dedikuar sektorit te energjise ne Shqiperi. Fokusi kryesor i ketij eventi ishte Energjia e Rinovueshme dhe Eficenca Energjitike. Aktiviteti u mbajt ne ambjentet e ExpoCity Albania ne bashkepunim me Ministrine e Infrastruktures dhe Energjise dhe me mbeshtetjen e EuroElektres si sponsor zyrtar i ketij eventi. Gjate tre diteve te forumit, u prezantuan projekt ide mbi furnizimin, teknologjinë, transmetimin, sistemet, pajisjet, shërbimet, konsulencen, projektet, ekonominë dhe financimin ne fushën e energjisë.