A funksionojnë Panelet Diellore në Dimër?

Posted By: EuroElektra Sh.p.k In: Energji e Rinovueshme On: Friday, February 28, 2020 Comment: 0 Hit: 3440

Duke qenë se panelet diellore prodhojnë energji elektrike me anë të rrezeve diellore dhe jo nxehtësisë, gjatë dimrit, panelet vazhdojnë të prodhojnë energji elektrike. 

Prodhimi i energjisë gjatë muajve të dimrit nuk do të jetë aq efektiv, pasi panelet prodhojnë më pak se kapaciteti i tyre i zakonshëm prodhues. Orët më të shkurtra të ditës, temperaturat e ulëta, reshjet e shiut, dëbora, janë faktorë që bëjnë të ketë më pak prodhim energjie sesa në verë, por energji të mjaftueshme për të përmbushur nevojat tuaja për energji elektrike.

Panelet diellore (fotovoltaike) SunPower janë të dizenjuara për të ofruar efikasitet maksimal, që do të thotë se ato mund të prodhojnë energji elektrike edhe në kushte të vështira atmosferike. Panelet SunPower janë të përbëra nga material xhami i një cilësie të lartë, anti-reflektues, duke bërë të mundur bllokimin e dritës nga të gjitha këndet dhe duke kapur më shumë rreze diellore sesa panelet konvencionale.

HEQJA E DËBORËS NGA PANELET DIELLORE

Ashtu si përmendëm më sipër, panelet diellore prodhojnë energji edhe në dimër, në raste kur kemi reshje dëbore. Sidoqoftë, në rast se, sasia e dëborës mbulon plotësisht sipërfaqen e  paneleve diellore, pengohet funksionimi në kushte normale i paneleve diellore për të prodhuar energji elektrike. Pra, është e rëndësishme që dëbora të pastrohet nga sipërfaqja e paneleve për të siguruar që sistemi do të vazhdojë të prodhojë energji elektrike.

Nga ana tjetër duhet të kemi parasysh që panelet diellore instalohen me drejtim nga jugu ose jugperëndimi, drejtim optimal ky për ti bërë panelet më të ekspozueshëm ndaj diellit. Ky faktor bënë të mundur që sasia e dëborës të shkrihet shpejt dhe panelet vazhdojnë të prodhojnë energji elektrike.

Nëse ka akumulim të konsiderueshëm të sasisë së dëborës, heqja manuale mund të jetë alternativa më e mirë.

Në varësi të lartësisë dhe pjerrësisë së çatisë tuaj, ju duhet të siguroheni që pastrimi i sipërfaqes së paneleve, të jetë një proces i sigurt për ju, në të kundërt duhet të merrni ndihmë profesionale për heqjen e sasisë së dëborës.

PANELET SUNPOWER MUND TË DUROJNË KUSHTET ATMOSFERIKE EKSTREME

Nga stuhitë e forta, tek dëbora dhe copëzat e akullit, në varësi të vendit në të cilin banoni, dimri mund të sjellë kushte atmosferike ekstreme.  Këto kushte janë një sfidë e madhe që sistemet diellore të prodhojnë energji,ndërkohë që, SunPower ka shfrytëzuar +30 vite eksperiencë për të përsosur teknologjinë e tij dhe për t'i bërë ballë këtyre kushteve.

PËRSE SUNPOWER?

Panelet SunPower janë testuar për qëndrueshmërinë dhe cilësinë e tyre në kushte sfiduese si dëbora, temperaturat ekstreme dhe erërat me forcë 90 mph. Këto testime kanë bërë diferencën midis teknologjisë SunPower dhe paneleve të tjera konvencionale. Panelet Diellore SunPower janë krijuar për të punuar pa krijuar defekte në të gjitha stinët, duke kërkuar shumë pak mirëmbajtje.

Kjo është një nga arsyet që teknologjia diellore SunPower u zgjodh për eksplorimin e NASA's GROVER në Greenland.

 Përshtati: EuroElektra sh.p.k

 Burimi: SunPower

Comments

Leave your comment