Shqipëria përkundrejt zhvillimit të vonuar të Tregut Fotovoltaik

Posted By: EuroElektra Sh.p.k In: Energji e Rinovueshme On: Tuesday, April 9, 2019 Comment: 0 Hit: 7972

Tiranë, 08 Prill 2019

Aktualisht gjurma ekologjike e Shqipërisë në zhvillimin e kapaciteteve prodhuese të energjisë përmes shfrytëzimit të diellit është gati e papërfillshme krahasuar me vendet fqinje të cilat pavarësisht zhvillimit të ndryshëm ekonomik i kanë dhënë vëmendjen e merituar arritjes së objektivit për vitin 2020 të Komisionit Europian, i cili synon të rrisë peshën specifike të  energjisë së prodhuar nga burimet e rinovueshme. Pavarësisht se Shqipëria ka një target të vendosur ndër më të lartët në rajon lidhur me këtë cështje, hapat e ndërmarra nuk mund të konsiderohen të mjaftueshme. Shqipëria është i vetmi vend në Ballkanin JugPerëndimor i cili nuk ka miratuar skemën e tarifës Feed-In për energjinë fotovoltaike për ti hapur në këtë mënyrë rrugë procedurës për shkëmbimin në rrjet të energjisë së prodhuar nga impianti fotovoltaik (net-metering).

Në fakt Sektori shqiptar i energjisë ka mjaft potencial real për të patur një zhvillim të qëndrueshëm të vendit, por vazhdimisht shfrytëzimi i padiferencuar nga mungesa e diversitetit të burimeve energjitike krijon varësi nga importet. Hartimi i planeve afatmesme apo afatgjata për menaxhimin e burimeve energjitike si dhe incentivimi i formave të reja të prodhimit të energjisë do krijonte pavarësi në këtë sektor dhe gjithashtu do ndikonte pozitivisht në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

Ajo që vihet re është fakti se sektori i prodhimit të energjisë elektrike në Shqipëri e sheh varësinë vetëm nga energjia hidroelektrike. Varësia nga një burim i vetëm, i cili është kaq i ndjeshëm nga ndryshimet klimatike, kërcënon drejtpërdrejtë sigurinë e brendshme të vendit duke u varur nga shtetet e tjera.

Duke marrë parasysh sasinë e rrezatimit diellor dhe orët mesatare vjetore të diellit, vihet re se Shqipëria posedon një potencial shumë të lartë të energjisë diellore e cila mund të shfrytëzohet lehtësisht për prodhimin e energjise elektrike, e cila redukton në këtë mënyrë rrezikun e varësisë nga shtetet fqinje për shkak të përdorimit të vetëm të energjisë hidroelektrike.

Dihet se fluktacionet e konsumit të energjisë gjatë ditës dhe natës janë të ndryshueshme si për konsumatorin familjar ashtu edhe per bizneset. Në fashat e caktuara orare kur kemi konsum të ulët të energjisë, formohet tepricë energjitike e cila në kushtet kur do injektohej në rrjet do shpenzohej nga konsumatori më i afërt duke evituar humbjet. Prodhuesi i energjisë i cili ka injektuar edhe tepricën do të kompensohej për këtë të fundit duke iu zbritur nga fatura sasia në kW/muaj në rastet kur impianti i tij është në nënprodhim për shkak të kushteve atmosferike.

 

Që prej 2017 ishte deklaruar se aprovimi i procedurës lehtësuese për shkëmbimin në rrjet të surplus energjisë do të realizohej brenda vitit që nga momenti i miratimit të ligjit, deklarim ky i cili nuk u përmbush, ndërkohë që nuk ekzistonte asnjë argument real për këtë vonesë. Shkak i kësaj vonese janë edhe pretendimet e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) sipas së cilit rrjeti aktual i shpërndarjes së energjisë i tensionit të ulët nuk është i gatshëm të përballojë  lidhjen e impianteve fotovoltaike për autokonsum me rrjetin.

I gjithë ky proces i vonuar tashmë prej dy vjetësh bëri që Z. Elton Çekrezi, drejtori ekzekutiv pranë EuroElektra, të merrte iniciativën për mbledhjen e një Grupit Interesi  për energjinë e rinovueshme fotovoltaike (Diellore) i përbërë nga të gjitha kompanitë që operojnë në tregun Fotovoltaik në Shqipëri ne trasparencë të plote pa dallime konkurenciale.

Ky grup interesi i përfaqësuar nga Z. Anduel Çekrezi jurist pranë EuroElektra, më datë 8 Shkurt të vitit 2019 i bënë kërkesë zyrtare për takim Ministres së infrastrukturës dhe energjisë Znj. Belinda Balluku në lidhje me “Miratimin e udhëzimit për projektet e vogla të Energjive të Rinovueshme”, shkresë kjo e cila u nënshkrua nga të gjitha subjektet që operojnë aktualisht në tregun fotovoltaik në Shqipëri!

 Kjo kërkesë u mirëprit nga Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës, dhe më datë 21 Mars u bë interprelanca me Ministren Znj. Belinda Balluku dhe drejtues të OSHEE. Grupi i Interesit parashtroi argumenta teknikë të mjaftueshëm që hedhin poshtë të gjithë pretendimet dhe skepticizmat e OSHEE dhe që mbrojnë faktin se sistemet fotovoltaike janë plotësisht të integrueshme në rrjetin aktual elektroenergjitik pa qenë nevoja e rritjes së kapacitetit apo ndryshimeve në infrastrukturën energjitike.

Gjatë kësaj interpelance Ministrja Balluku dha urdhër që të merreshin masa të menjëhershme për ngritjen e grupit të punës të përbërë nga Ministria e Energjisë, OSHEE, ERE, OST dhe  përfaqësues të grupit të interesit.

Më datë 03 Prill 2019 Znj Ministre nënshkroi urdhërin për krijimin e Grupit të punës për hartimin e termave të metodologjisë dhe udhëzimit sipas parashikimeve të ligjit 7/2017, neni 15 “skema e matjes neto të energjisë” me 9 anëtarë nga të cilët  2 përfaqësues janë nga Ministria e Energjisë, 2 përfaqësues nga OSHEE,1 nga ERE, 1 nga OST dhe 3 të grupit të interesit i cili do të përfaqësohet nga Z. Anduel Cekrezi Jurist pranë EuroElektra .

Mes tyre do te zhvillohet takimi i parë më datë 10 Prill 2019 për të diskutuar mbi draftin e propozuar nga Ministria e Energjisë, draft ky i cili duhet të përfundojë më datë 01 Maj 2019!

Ky grup mori një mbështetje të drejtpërdrejtë nga Z. Shalsi, Ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Z. Nikolin Jaka kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, dhe nga mbarë grupet mediatike shqiptare.

Grupit i Interesit do të vazhdojë të njoftojë të gjithë opinin publik në lidhje me ecurinë e këtij procesi, zhvillimet rreth metodologjisë dhe udhëzimit me qëllim kryesor zhvillimin potencial ekonomik qe ka sektori Energjitik nga fotovoltaik në Shqipëri!

Burimi Informacionit: EuroElektra Sh.p.k

Comments

Leave your comment