“Motorët elektrik me fuqi të mëdha kërkojnë shumë energji në momentin e startit për të filluar lëvizjen. Fillimisht këta motorë lidhen me Yll (Y) dhe sapo arrijnë regjimin e tyre normal, lidhja transformohet në Trekëndësh (Δ), çdo element metalik duhet tokëzuar () që të jetë pothuajse zero me vlerën e tokës për të pasur sigurinë jetike.”
Të transformosh një konfigurim nga (Y) në (Δ) do të thotë që të gjesh vlera të njëjta të rezistencave. Unifikimi i vlerave të rezistencave, në të tre pikat e lidhjes së tyre, frymëzoi krijimin e EuroElektra-s, për të ofruar më të mirën bazuar në faktorë të barasvlefshëm
Që prej vitit 2010, kompania “EuroElektra” është e specializuar në tregtimin me shumicë dhe pakicë të gamës së plotë të materialeve elektrike: civile dhe industriale. Portofoli ynë i produkteve mbulon edhe sektorë të rëndësishëm si:
Kjo kompani është e para në tregun shqiptar e cila ka realizuar një numër të konsiderueshëm projektesh në sektorin fotovoltaik si për konsumator familjar ashtu edhe për biznese.
Stafi i kualifikuar ndjek cdo fazë të realizimit të projekteve fotovoltaike duke nisur që nga studimi fillestar dhe konsulenca e deri te projektimi dhe zbatimi duke respektuar standardet teknike ndërkombëtare (IEC). Pika jonë më e fortë qëndron në bashkëpunimin me brande globalisht të njohura në sektorët respektiv ku dhe kompania operon për disa prej të cilave siguron ekskluzivitetin e plotë në Shqipëri.